Një aksident ka ndodhur në lagjen ’18 Shtatori’ të Gjirokastrës. Policia thotë se shtetasi A.M, 44 vjeç, duke drejtuar motorin tip ‘Suzuki’ është përplasur me mjetin e parkuar tip “Volkswagen. Për pasojë ai është plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga 44-vjeçari. Cështja është referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës.
© ArgjiroLajm.net









