Në aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “18 Shtatori” në qytetin e Gjirokastrës ku një makinë ka përplasur një motorr që shpërndante pica.
Mësohet se 25-vjecari me inicialet A.K ka marrë plagë të rënda dhe dëmtime në nofull.
Ai është dërguar për të marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ndërkohë policia po punon për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.









