Një ditë më parë kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, së bashku me biznesmenin Agron Aliko, mbollën disa pemë anës rrugës që të con në lagjen ‘Zinxhira’. Por mëngjesin e sotëm shumë prej pemëve ishin shkulur apo iu ishte prishur rrethimi mbrojtës.
Nuk dihet kush qëndron pas këtij akti vandal e të shëmtuar. Ndonëse u denoncua rasti edhe në polici, gjasat janë që të mos merret vesh se kush i dëmtoi fidanët. Rruga nuk monitorohet me kamera sigurie për ta patur më të lehtë identifikimin e vandalëve.
Natyrisht që nuk fajësohet gjithë lagjja për ndonjë idiot, i cili zemërimin apo frustrimin e ka shfryrë me pemët e sapombjella. Por banorët e ‘Zinxhirave’ duhet të jenë të parët kur vjen fjala tek mbrojtja e pasurisë së përbashkët. Pemët e sapombjella nuk mund të mbrohen me policë apo punonjës të Agjencisë së Shërbimeve Publike. Nëse nuk kujdesen për to vetë banorët, mos shpresoni se do e bëjë dikush tjetër këtë gjë.
©argjiroja.net