Një banor i Gjirokastrës ka denoncuar në polici largimin nga shtëpia të vajzës së tij. Sipas njoftimit, shtetasi S.D, 49 vjeç, ka bërë kallëzim se, më datë 07.06.2018, i është larguar nga banesa vajza A.D,17 vjeç, me ish bashkëshortin e saj, shtetasin E.M. vjeç 21, banues në Fier. Policia ka nisur punën për gjetjen e saj, ndërsa materialet hetimore janë referuar në Prokurori.
©ArgjiroLajm.net









