Banorët e fshatit Kolonjë kanë protestuar sot kundër ndërtimit të HEC-it. Ata janë mbledhur në qendër tē fshatit me pankarta nëpër duar, si dhe bënë thirrje kundër projektit. Po kështu protestë është zhvilluar edhe para Bashkisë Gjirokastër. Sipas banorëve HEC-i rrezikon të lëjë fshatin pa ujë pasi do të shfrytëzojë gjithë burimin e Rehovës. Argjirolajm.net sjell foto nga protesta.









