Pastrimi i mbetjeve urbane në lagjet e sipërme të Gjirokastrës vazhdon të mbetet një problem që nuk po gjen zgjidhje. Fotot që shihni më poshtë janë shkrepur në një prej rrugëve të lagjes ‘Manalat’. Banorët ankohen se plehrat qëndrojnë pirg prej ditësh dhe askush nga Bashkia Gjirokastër nuk kujdeset t’i pastrojë. Situata bëhet më e rrezikshme me rritjen e temperaturave. Një prej banorëve që ka dërguar fotot te ArgjiroLajm.net shkruan me ironi se nëse do të bëhej fjalë për lagjen e kryetares apo nënkryetarit, me siguri që nuk do të kishim një pamje të tillë.
©ArgjiroLajm.net