Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. D., banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.