Muri rrethues i Universitetit ‘Eqrem Çabej’, i shembur gjatë përmbytjeve të muajit dhjetor do të restaurohet. Për këtë investim është hapur një tender me vlerë rreth 16 milionë lekë të vjetra. ‘Mirëmbajtje e murit rrethues dhe kanalizim i ujërave të bardha’ është objekti i këtij tenderi. Pas lidhjes së kontratës me firmën fituese, do të nisin menjëherë punimet për rindërtimin e murit dhe sistemimin e ujërave.
©ArgjiroLajm.net