Në Gjirokastër janë nderuar sot dëshmorët e LANC me rastin e 5 Majit. Autoritetet lokale bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve, por ajo që ra në sy ishte mungesa e pjesëmarrësve sic ndodh zakonisht në këtë ditë. Prefekti, kryebashkiaku, kryetarja e Këshillit të Qarkut dhe drejtori i policisë vendosën kurora me lule tek lapidari, si dhe mbajtën një minutë heshtje.
©argjiroja.net