• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, drejtori i Zamira Ramit sulmon këshilltarin: Sharlatan, të prita në zyrë dhe mashtron me informacionin që të dhashë (Debati i plotë)

12/09/2018
Gjirokastër, drejtori i Zamira Ramit sulmon këshilltarin: Sharlatan, të prita në zyrë dhe mashtron me informacionin që të dhashë (Debati i plotë)

Ka disa kohë që anëtari i Këshillit Bashkiak në Gjirokastër, Gramoz Braho, përfaqësues i komunitetit egjiptian, tenton të ngrejë alarmin se komuniteti që ai përfaqëson po diskriminohet. Herë kapet me qeverinë dhe herë me bashkinë. Bën deklarata, bojkoton mbledhjet e këshillit bashkiak, improvizon takime me mediat apo drejtues institucionesh. Gjithçka duket si një përpjekje e sforcuar për të marrë vëmendje apo për t’u faktorizuar ai vetë si këshilltar apo edhe subjekti që përfaqëson, ndonëse duhet thënë se Braho është në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës nga pazaret që janë bërë në ndarjen e votave mes partive aleate, jo se PEISH ka ndonjë peshë elektorale. Megjithatë, ai është në të drejtën e vet të ushqejë ambicje politike, të rrisë staturën dhe të faktorizohet më tej.

Por duket se kauza që ka zgjedhur çalon disi. Gramoz Braho flet për diskriminim të komunitetit egjiptian deri në atë farë pike sikur në Gjirokastër po bëhet Aparteidi si në Afrikën e Jugut. Kur në fakt realiteti nuk është kështu. Nëse nga radhët e komunitetit egjiptian në Gjirokastër s’ka shumë të punësuar në administratë, kjo s’ka lidhje me faktin se ata janë anëtarë të këtij komuniteti. Janë arsye të tjera që i penalizojnë, arsye që penalizojnë çdo njeri tjetër për të kapur një vend pune në shtet.

Fjala vjen, s’kanë kualifikim, s’kanë miq, s’kanë mbështetje partiake, s’paguajnë ryshfet të drejtorët, sekserët apo kryabshkiakët. Për këto arsye, nuk kanë një vend pune në shtet shumë qytetarë të zakonshëm të këtij vendi, ndaj Gramoz Braho s’mund të ‘vëjë kujën’ për komunitetin që ai përfaqëson. Nëse kërkon protagonizëm ka plot çështje dhe kauza të tjera që ngjisin më shumë.  Sot ai ka zhvilluar një takim me drejtorin e Agjencisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social në Bashkinë Gjirokastër, Armand Mamani.

Ne po i sjellim më poshtë të dy deklaratat e tyre, të Gramoz Brahos dhe Armand Mamanit, duke e konsideruar si shterpë këtë debat. Por ajo që bie në sy është deklarata e drejtorit Mamani. Ai e cilëson anëtarin e Këshillit Bashkiak si ‘sharlatan’, ndonëse vetë Braho nuk e ka fyer në deklaratën e tij. Edhe pse Zamira Rami e ka njeriun e besuar në Bashkinë Gjirokastër, jo vetëm për shkak të lidhjes së largët farefisnore, por edhe sepse i ka ‘dorëzuar’ gjithë tenderat, mbase do duhet t’i ‘shkulë veshin’ dhe ta këshillojë për komunikimin publik. Gramoz Braho po gricet kot në këtë histori, por ky nuk është argument që Armand Mamani të ‘zgjidhë gjuhën’ ndaj një anëtari të Këshillit Bashkiak. Lexoni deklaratat më poshtë!

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al