Në Gjirokastër vazhdon puna për mbjelljen e pemëve, si dhe zëvendësimin e atyre që janë dëmtuar. Punonjësit e bashkisë po mbjellin pemë në të gjitha rrugët e lagjet e qytetit duke shtuar në këtë mënyrë hapësirat e gjelbra të qytetit.
Bashkia e Gjirokastrës bën të ditur se “deri tani janë mbjellë rreth 270 rrënjë akacie, 50 rrape, 20 bli dhe 20 leandër. Ndërsa në ditët në vijim do të mbjellim 10 bli, 10 rrape dhe 20 akacie”.
Sipas bashkisë, pemët po mbillen në lagjet 8 Shtatori, kodra e Cfakës, Gerhot, parku i Viroit etj. Po ashtu, pemë do të mbillen edhe në të gjitha njësitë administrative të Gjirokastrës.
Gjirokastra i është bashkuar edhe fushatës kombëtare “Shto O2 tënd”, me pjesëmarrjen e disa institucioneve, organizatave dhe grupimeve qytetare, për shtimin e hapësirave të gjelbra.









