Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për “Ndërhyrje restauruese në Kroin e Selckës”, në fshatin Selckë, Pogon. Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Gjirokastër parashikon ndërhyrje përforcuese në muraturën e degraduar, në qemere si dhe në kupolë.
Kroi me kupolë i Selckës ndodhet në qendër të fshatit Selckë. Ky fshat konsiderohet i fundit në radhën e fshatrave të Lunxhërisë. Ekspertët e monumenteve e konsiderojnë si monument unikal. Si për nga tipologjia dhe teknika e realizimit. Ai daton i shekullit të XVIII-të. Kohë kur zona ishte nën administrimin e Ali Pashë Tepelenës.
Gryka e Selckës është shtegu i vetëm për të udhëtuar nga Lugina e Drinos në krahinat malore të Pogonit e Zagorisë.
Kroi është monument i kategorisë së parë. Fshati Selckë është pjesë e njësisë administrative Pogon të Bashkisë Dropull. Historikisht njihet si fshati i Pandeli Sotirit, mësuesit të Shkollës së Parë Shqipe në Korçë.
Instituti i Monumenteve të Kulturës mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.










