POLICIA E SHTETIT
Një 54-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në lagjen “Granicë”, më datë 16 mars 2026.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi me iniciale A. Gj. ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para për sqarimin e rrethanave.
Autoritetet bëjnë me dije se po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për vijimin e veprimeve të mëtejshme.









