Një burrë është gjetur i vdekur në Gjirokastër. Policia thotë se ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen “Zinxhira”. Shtetasi R. S., vjeç 54, banues në Gjirokastër, u gjet i vdekur, pa shenja dhune. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër.
© ArgjiroLajm.net









