POLICIA E SHTETIT/ Informacione paraprake
Në datën 26.09.2024, rreth orës 20:20, në lagjen “NSHN”, Gjirokastër, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi S. H., 71 vjeç. Nga kryerja e veprimeve hetimore, rezulton se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.