Një punonjës policie në Gjirokastër, është goditur për shkak të detyrës. Polici është goditur nga DH.D. teksa po ushtronte kontroll në banesën e tij, në vazhdën e një operacioni anti-drogë nga Policia e Gjirokastrës.Autori, të cilit iu gjend një sasi lënde narkotike, është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Mësohet se DH.D. është shpallur në kërkim, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.









