Regjistrohet një tjetër rast i dhunës në familje në Gjirokastër. Policia thotë se u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.D, vjeç 28, banuese në Gjirokastër, pasi bashkëshorti, shtetasi L.D, vjeç 31, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.