Një grua nga Gjirokastra ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj, me pretendimin se ushtronte dhunë psikologjike. Ngjarja ndodhi një ditë më parë.
Më poshtë njoftimi zyrtar i Policisë Gjirokastër.
Më datë 28.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen K.D, vjeç 29, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se bashkëshorti D.D, vjeç 29, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.