Gjatë këtij sezoni turistik restorantet në restorantet e Gjirokastrës gjen edhe grupe polifonike që interpretojnë për turistë vendas e të huaj. Kryebashkiaku Flamur Golemi ka publikuar disa foto që promovojnë këtë formë të re për të mbajtur gjallë traditën dhe për të tërhequr turistët.
“Mbrëmjeve në restorantet e Gjirokastrës nuk do të gjeni vetëm mikpritje dhe gatime fantastike, por edhe këngë polifonike nga grupet e qytetit. Nuk është thjesht një atraksion për sytë dhe veshët e turistëve. Në këtë mënyrë mbajmë gjallë traditën dhe i bëjmë jehonë një tjetër pasurie të trashëgimisë botërore; Isopolifonisë!”, shkruan Golemi.









