Goditet një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike në Gjirokastër. Vihet në pranga Olsi Meçani, banues në fshatin Varibop të Përmetit pasi gjatë kontrolli në bagazhin e mjetit të tij tip Benz u gjetën 12 kg lëndë narkotike.
Ai u ndalua në rrugën nacionale të Gjirokastrës, në vendin e quajtur si ‘Ura e Lumit’.
Mësohet se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër për veprën penale ‘prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’.








