Policia e Gjirokastrës kallëzoi në Prokurori një 28-vjeçar banues në fshatin Arshi Lengo, pas një incidenti të ndodhur te ‘Ura e Lumit’.
Sipas njoftimit të policisë, H.R ka thyer me sende të forta xhamin e një bashkëfshatari të tij. Më poshtë njoftimi i plotë për ngjarjen.
Më datë 24.09.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin H.R, vjeç 28 banues në fshatin Arshi Lengo, pasi dyshohet se në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, ka thyer me sende të forta xhamin e mjetit tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit A.L vjeç 45 banues në këtë fshat. Neni 150 i Kodit Penal.