Një i moshuar nga fshati Skore është kallëzuar në Prokurori pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje në tokën e dikujt tjetër një verandë dhe një furrë pjekje.
“Më datë 12.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin J.M vjeç 75, pasi dyshohet se në Skore, në një sipërfaqe toke, pronë e shtetasit A.K, vjeç 74 banues në Skore, ka ndërtuar një shtesë verande dhe një furrë pjekje pa leje. Nenet 199/a dhe 200 të Kodit Penal”, njofton Policia Gjirokastër.