Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në Policinë e Gjirokastrës ka referuar në Prokurori kallëzimin ndaj një 29-vjeçari. Policia thotë se K.GJ, banues në Gjirokastër, më datë 05.03.2018, në lagjen “Plorto”, në lokalin “Bar-Kafe”, të cilin e ka marrë me qera, u kap duke kryer aktivitet të pa regjistruar në organet përkatëse dhe pa dokumentacion përkatës për ushtrimin e aktivitetit tregtar. Cështja është nën hetim nga organi i akuzës Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net