Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës ka kallëzuar në Prokurori ish-kryetarin e Komunës Luftinjë në Tepelenë. 52-vjeçari Gëzim Malka, banues në Luftinjë, akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas policisë, në periudhën 2013-2016, Malka ua ka dhënë me qira disa personave të tjerë pronën e shtetasit B.S, 65 vjeç, banues në Memaliaj. Bëhet fjalë për një pronë në fshatin Vagalat. Cështja po hetohet nga organi i akuzës Gjirokastër.
© ArgjiroLajm.net









