Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit:
Sh.Sh., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.









