Devoll Gjolleshi, një banor i Lazaratit, kalon stanin e bagëtive në Urën e Kordhocës, pak kilometër larg qytetit të Gjirokastrës. Ura, një monument i rrallë i Trashëgimisë Kulturore shqiptare është ndërtuar në fillimin e shekullit të XVIII-të dhe lidhte Gjiroakstrën me Janinën. Ura u ka mbijetuar shekujve dhe u shërben sot banorëve të Lazaratit për lidhjen me tokat bujqësore. Ura qindravjecare vijojnë të mbijetojnë në shumë zona në Jug të Shqipërisë të ndërtuara nga mjeshtër të rrallë të gurit në pika mjaft strategjike. Ato sfidojnë në mjaft raste urat e reja që sa herë ndodhin përmbytje shemben.