Një automjet është shkrumbuar nga flakët e zjarrit mëngjesin e ditës së sotme në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e njohur si ‘Depot e Djathit” Automjeti ishte parkuar përpara një banese dhe nuk mendohet të ketë qenë zjarrvënie e qëllimshme. Automjeti tip ‘Citroen’ me targa AA65ORV ishte në pronësi të shtetases Donjeta Xhelili. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje ndërkohë që grupi hetimor po heton për të zbuluar rrethanat apo autorin e mundshëm të zjarrvënies.