POLICIA E SHTETIT
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 56 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi me automjetin që drejtonte ka aksidentuar lehtë një 16-vjeçar, këmbësor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.