• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër/ Manastiri që mbledh turistët në malin e Lunxherisë (VIDEO)

17/05/2019
Gjirokastër/ Manastiri që mbledh turistët në malin e Lunxherisë (VIDEO)

Në Gjirokastër turizmi po i nxjerr vizitorët jashtë qytetit për të zgjatur kohë-qëndrimin e për të njohur monumente unike të trashëgimisë kulturës dhe artit mesjetar.

Mes ngjarjeve që po shoqërojnë çeljen e sezonit turistik Manastiri i Spilesë në faqen e malit të Lunxherisë po promovohet si një destinacion kryesor për vizitorët e aventurës dhe të apasionuarit pas historisë dhe natyrës. Gentiana Lili eksperte e turizmit në bashki tha se destinacione si Spileja janë me rëndësi madhore për të gjithë vendin jo vetëm për Gjirokastrën. Turizmi mund të ndihmojë sipas saj në promovimin dhe mbrojtjen e monumentit mesjetar që po shkon drejt degradimit.

‘Operatorët që e kanë përfshirë Spilenë në itinerarët e tyre për 2019 duken të kënaqur me interesin. Manastiri që strehoi murgj ortodoksë deri pas Luftës së Dytë Botërore është një mundësi edhe për vizitorët shqiptarë”, thotë Andrea Kazaku operator lokal.

Manastiri i Spilesë daton që prej vitit 1634. Naosi i gdhendur në formë kryqi është pikturuar nga piktor Mihali në kohën e peshkopit, Kalist.

Objekti që ende mahnit vizitorët spontanë më gjallërinë e ngjyrave të afreskëve dhe stilin rebel të pikturës murale rrezikon qëndrueshmërinë e strukturës ndërsa afresket po shkatërrohen si pasojë e lagështisë.

Vetë manastiri i Spilesë ngrihet shumë pranë kishës mbi një shkëmb konglomerat gëlqeror. Brenda shpellave karstike dikur sipas historisë kanë banuar eremitët, murgj që qëndronin të izoluar nga bota, për të vuajtur qenien e tyre mëkatare. Në qarkun e Gjirokastrës ka mbi 100 kisha të të njëjtës epokë, 32 prej të cilave klasifikohen si tepër të rëndësishme për vlerat tipologjike dhe arkitektonike./ TCH

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përplasje mes Selin dhe Lornës: Je e shëmtuar në shpirt dhe në zemër

Përplasje mes Selin dhe Lornës: Je e shëmtuar në shpirt dhe në zemër

24/12/2025
NBA/ Spurs mund Oklahoma-n, Phoenix i shkakton një humbje të rëndë Lakers

NBA/ Spurs mund Oklahoma-n, Phoenix i shkakton një humbje të rëndë Lakers

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al