Një person ka ndërruar jetë në spitalin e Gjirokastrës. Policia thotë se shtetasi F.R, 79 vjeç, banues në Gjirokastër, ka mbërritur në gjendje të rëndë për mjekim, por rreth orës 16:20 të një dite më parë ndërroi jetë. Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se vdekja është shkaktuar nga një infarkt kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për vdekje natyrale.
©ArgjiroLajm.net