Një shtëpi ka marrë flakë në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Më poshtë informacioni paraprak i shpërndarë për mediat nga policia.
NJOFTIMI
Rreth orës 21:20, në fshatin Kolonjë, Gjirokastër, ka marrë flakë banesa e shtetasit L. H. Nuk ka dëme në njerëz. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.