POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetases M. H., 61 vjeçe, banuese në fshatin Mashkullorë.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të saj, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe sekuestruar mallra të dyshuara të kontrabanduara. Në përfundim të veprimeve të para procedurale, rasti është referuar për ndjekje të mëtejshme ligjore.
Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









