E braktisur prej 7 vitesh banesa e familjes Hroni, e vlerësuar si banesë e kategorisë së dytë në lagjen “Pazari i Vjetër ” në Gjirokastër, është kthyer në rrezik serioz për jetën e banorëve përreth saj.
Degradimi i shtëpisë vazhdon, ndërkohë që banorët apelojnë për ndërhyrjeje.
Shqetësimin ata ia kanë ngritur edhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.
Ndërkohë Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër ka nisur punën për vlerësimin e rrezikut, në mënyrë që të hartojë një relacion, i cili më pas do të përdoret për të siguruar fondet e duhura për restaurimin e banesës.