Ndonëse nuk është mbushur as 1 vit nga investimi në sistemin e ngrohjes me kaldaja në shkollat e Gjirokastrës, ato nuk funksionojnë siç duhet. Nxënësit vijojnë të ngrohen me rezistenca. Të paktën kështu ndodh në shkollën 9-vjecare ‘Koto Hoxhi’. Mësuesit u kanë kërkuar nxënësve dhe prindërve të tyre para për të blerë rezistenca, në mënyrë që të përballojnë të ftohtin e dimrit.
Nuk dihet arsyeja përse kaldajat janë jashtë funksionit; mungesë nafte apo defekte teknike? Kujtojmë që ky është një investim i ri, ka rreth një vit që ka përfunduar. Në muajin shkurt të këtij viti, drejtuesit e shkollave ankoheshin se bashkia nuk u jepte lëndë djegëse të mjaftueshme për të përballuar ditët e ftohta. Nga ana tjetër ata ngrenin shqetesimin se rrjeti i ngrohjes nuk ishte i shtrirë edhe në korridore, por vetëm në klasa.
©argjiroja.net