Është përkujtuar sot në Gjirokastër 74 Vjetori i Çlirimit të qytetit. Veteranë, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve dhe autoritetet lokale bënë homazhe në varrezat ku prehen të rënët në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. I pranishëm ishte edhe deputeti socialist, Flamur Golemi. Ndërkohë që ra në sy mungesa e kryebashkiakes Zamira Rami. ArgjiroLajm.net mëson se ajo ndodhet jashtë shtetit për një vizitë pune në kuadër të programeve të Agjencisë së Zhvillimit të Rajoneve.
© ArgjiroLajm.net