Pas katër muajsh policia e Gjirokastrës ka arritur të gjejë një 16-vjeçare, e cila ishte shpallur e zhdukur në dhjetor të vitit 2017. Policia thotë se shtetësja A.A, u kap dhe iu dorëzua familjarëve, ku deklaroi se u largua me dëshirën e saj. Çështja po hetohet gjithashtu edhe nga Prokuroria. Vajza e humbur vinte nga komunitetit rom. Ajo banon në lagjen ‘Zinxhira’. Muaj më parë u raportua se ajo ishte larguar drejt Levanit, me një person me të cilin kishte pasur lidhje dashurore, por ky vendim nuk ishte mirëpritur nga familja e saj. Për këtë arsye babai i kishte bërë kallëzim në Policinë e Gjirokastrës.
©ArgjiroLajm.net