Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një të ri nga Lazarati, i cili u kap duke i drejtuar motorin pa patentë.
“Më datë 12.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin R.B, vjeç 19, banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se në Gjirokastër, pranë Stadiumit u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “JAMAHA”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.