Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, i dhënë “Celësin e Qytetit” regjisorit rus Juri Arabov, i cili ka përfunduar në qytetin e gurtë xhirimin e një filmi që tregon një nga ato dhjetëra histori të viteve ’50-’60, mes një djali shqiptar të shkolluar në ish-Bashkimin Sovjetik dhe një vajze ruse, të cilët do të duheshin të ndaheshin për shkak të raporteve të prishura diplomatike mes dy vendeve.
Ceremonia ku ishte e pranishme edhe ish-ministrja e Kulturës dhe deputetja Mirela Kumbaro, u organizua në shtëpinë e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, i cili është skenaristi i këtij filmi.
“Unë besoj se Gjirokastra si shesh-xhirimi për filma vendas e të huaj është një promovim i jashtëzakonshëm për qytetin dhe ndërkombëtarizimin e tij të mëtejshëm si pasuri e trashëgimisë botërore. Faleminderit kastit të aktorëve dhe gjithë produksionit që zgjodhën Gjirokastrën”, thotë Golemi.
©argjiroja.net