Qendra shëndetësore e fshatit Hundëkuq është rikonstruktuar. Falë një ndërhyrje nga Njësia Vendore e Kontrollit Shëndetësor në Gjirokastër, sot e tutje banorët e fshatit do të marrin shërbim në ambiente të reja. Fotot më poshtë tregojnë si ka qenë qendra më parë dhe si është pas rikonstruksionit të pjesshëm.











