• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, rrëshqitjet e tokës problematike për komunitetin

02/04/2017
Gjirokastër, rrëshqitjet e tokës problematike për komunitetin

Erozioni dhe rrëshqitjet e tokës në zonën e Gjirokastrës janë kthyer në problematike për komunitetin. Gjatë dimrit që lamë pas, u regjistruan disa raste problematike të rrëshqitjeve të tokës, të cilat rrezikuan edhe jetën e banorëve. “Harta e Qarkut të Gjirokastrës përfshin disa zona problematike, përsa i takon dukurive tektonike.

“Gjatë stinës së dimrit në qytetin e Gjirokastrës, fshatin Picar, etj ne konstatuam rrëshqitje problematike të dherave, të cilat dëmtuan edhe disa banesa”, pohon drejtori i degës së Gjeologjisë, Çano Nora. Një prej rasteve problematike të erozionit u regjistrua në lagjet e vjetra të qytetit të Gjirokastrës. Shkarja e masiveve të dheut dëmtoi disa banesa që ndodheshin në lagjen Cfakë, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.

“Gjatë stinës së dimrit masive të tëra dheu shkëputeshin nga kodra mbi shtëpinë tone, duke përfunduar më pas fare pranë mureve të banesës. Në disa raste u detyruam të largojmë me ekskavator  baltën që mbulonte oborrin e shtëpisë”, thotë B. Rondo, banor i lagjes.

Sipas gjeologëve, shkak i kësaj situate problematike ishte prerja pa kriter e pemëve  në këtë pjesë të qytetit. “Problematika të rrëshqitjeve të tokës u regjistruan edhe në fshatin Picar, ku si shkak i erozionit u dëmtuan edhe muret e disa banesave”, shprehet gjeologu Çano Nora.

Në këtë fillimpranvere, specialistët e gjeologjisë kanë nisur bashkëpunimin me pushtetin vendor për zbatimin e projekteve publike për frenimin e problematikës së erozionit. “Ne i kemi parë nga afër situatat e krijuara për banorët si shkak i erozionit gjatë dimrit, dhe në bashkëpunim me degën e Gjeologjisë si edhe Emergjencat Civile po ndërhyjmë me financime për mospërsëritjen e problematikave të tilla në të ardhmen”, shprehen specialistët e Emergjencave në Bashkinë Gjirokastër.

“Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Gjeologjik si dhe me pushtetin vendor ne kemi hartuar studimet dhe projektet përkatëse  për të ndërhyrë ne zonat e rrezikuara nga rrëshqitjet e tokës, duke përmirësuar sistemin e drenazhimit të ujrave sipërfaqsore në këto zona, ndërtimin e mureve mbajtesë si edhe pyllëzimin masiv të tyre”, shprehet drejtori i degës së Gjeologjisë Ç. Nora. Sipas gjeologëve problematike  mbeten ndërtimet e reja në zona të pastudiuara nga ana tektonike.

“Në shumë raste banorët i ndërtojnë godinat e reja, pa u konsultuar me specialistët e gjeologjisë, duke bërë që ndërtime të tilla të jenë të rrezikuara nga erozioni dhe rrëshqitjet e tokës”, apelojnë gjeologët në Gjirokastër.

Shirrat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit, kanë shkaktuar rrëshqitjet e masiveve të dheut, kryesisht në zonat malore të rrethit të Gjirokastrës. Madje, si shkak i shembjeve të tokës ka patur raste kur është rrezikuar jeta e njerëzve si dhe janë dëmtuar shtëpi banimi. Si shkak i erozionit dhe rrëshqitjeve të tokës në fshatin Picar, Gjirokastër janë dëmtuar gjashtë shtëpi banimi.

Sipas kryetari të komunës Shkëlqim Guçe, në tri prej këtyre shtëpive banojnë njerëz, ndërsa tre të tjera janë të boshatisura si shkak i largimit përpara disa vitesh të familjarëve të tyre. Si shkak i shëmbjeve të dheut në këto banesa janë shfaqur plasaritje dhe çarje të ndryshme në muret e tyre. Drejtori i Ndërmarrjes Gjeologjike në Gjirokastër, Çano Nora thotë se krahas shirave të rrëmbyeshëm në shembjet e dheut kanë ndikuar edhe formacionet e dobëta gjeologjike të tokës në këtë zonë të Picarit.

“Banesat e dëmtuara janë ndërtuar përpara shumë vitesh kështu që edhe si shkak i amortizimit të tyre ato mund të përbëjnë rrezik për banorët që jetojnë në to”, thonë specialistët gjeologë./konica.al

Related Posts

Kryesore

Emrat/ 14 kandidatë në garë për postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

11/03/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Juve sfidon Milan, futet në garë për Lewandowski-n

Juve sfidon Milan, futet në garë për Lewandowski-n

12/03/2026
Thuajse në lot, Arbeloa: Fitore e madhe, jam i emocionuar. Guardiola: Nuk luajtëm keq, kemi edhe 90 min

Thuajse në lot, Arbeloa: Fitore e madhe, jam i emocionuar. Guardiola: Nuk luajtëm keq, kemi edhe 90 min

12/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al