POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasin E. D., 38 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datën 03.06.2025, në vendin e quajtur “NSHN”, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta, shtetasin G. H., 36 vjeç, banues në Berat, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.








