Një 45-vjeçar nga fshati Picar është kallëzuar në Prokurori për kanosje të një shtetasi tjetër, banues gjithashtu në fshatin Picar. Ngjarja ndodhi një ditë më parë. Më poshtë njoftimi i Policisë Gjirokastër. Më datë 11.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin D.M vjeç 45, banues në fshatin Picar, pasi dyshohet se më datë 10.09.2017, në Picar, ka kanosur me fjalë shtetasin J.S, vjeç 32 banues në këtë fshat. Neni 84 i Kodit Penal.