• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, shfaqet dokumentari kushtuar aktorit Bekim Fehmiu (VIDEO)

13/01/2025
Gjirokastër, shfaqet dokumentari kushtuar aktorit Bekim Fehmiu (VIDEO)

Në Gjirokastër është rikthyer eventi kinematografik i radhës, “Janari, në festën e filmit shqiptar”. Eventi që sjell produkte të veçanta të filmit dhe kinemasë shqiptare u çel me filmin dokumentar të Valmir Tertinit kushtuar aktorit të njohur shqiptar Bekim Femiu.

Dokumentari një nga arritjet më të mëdha kinematografike të Tertinit është xhiruar në 6 shtete të ndryshme dhe ka prekur nga afër jetën e aktorit të parë shqiptar, i cili ia doli të krijojë një karrierë që preku majat e kinematografisë botërore. Bekim Fehmiu sillet në dokumentar përmes rrëfimeve të të afërmve, personazheve të tjerë që aktruan pranë tij, miqve dhe prej një arkivi fotografik.

Personazhi i tij disi i vështirë për nga karakteri dhe vazhdimisht i keqkuptuar prezantohet për herë të parë në këtë format autentik për publikun në Gjirokastër.

Kineasti Skënder Jaçe tha se Bekim Fehmiu ka lënë pas një trashëgimi të madhe.

“Filmi i aktorit të madh Bekim Fehmiu një figurë e madhe e aktrimit shqiptar i cili theu barrikadat e Ballkanit dhe kapërceu deri në Hollivud me filmat e tij. Ai ka lënë një pasuri mjaft të madhe dhe spektatori njihet me gjithë jetën e tij artistike”, pohon Skënder Jaçe .

Festa e filmit do të sjellë një kronologji të historisë së kinemasë, rënies dhe ringritjes së saj.

Kineasti Jaçe dha detaje për programin e përzgjedhur nga filmat e ish-Kinostudios deri te filmat për fëmijë.

“Kemi gjithashtu një film mjaft interesant shqiptar që bën fjalë për zhvillimet e kinematografisë shqiptare që nga ngritja e Kinostudios “Shqipëria e Re” dhe më pas rrjetin e kinemave që erdhi duke u degraduar dhe shkatërruar deri sa fillon ringritja e tij tani pas kaq vitesh. Natën e tretë siç thashë kemi “Kapedanin”, restauruar kohët e fundit në variantin 4K dhe në pastrimin e pistave të audios. Kemi përzgjedhur edhe një paketë filmash vizatimorë për moshat e vogla që ta ndjejnë edhe ata këtë pjesë të e kranit të madh në Gjirokastër”, shton ai.

Kinemaja ka një traditë gati shekullore në Gjirokastër, që prej vitit 1927. Qyteti u bë sheshxhirim për disa nga filmat më të rëndësishëm shqiptarë dhe të huaj. Festa e filmit në dimër pason një radhë eventesh verore të Open Cinema ku publiku është njohur me disa nga produktet më të mira të kinemasë moderne shqiptare por edhe dramën e komedinë bashkëkohore ndërkombëtare. Kinemaja i është rikthyer qytetit pas një mungesa prej më shumë se tri dekadash.

Related Posts

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale
Kryesore

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

15/03/2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025
Kryesore

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

15/03/2026
Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr
Kryesore

Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr

15/03/2026
Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë
Kryesore

Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë

15/03/2026
SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar
Kryesore

SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar

14/03/2026
Kishte lindur në Dervician, ja kush është doganieri që u gjet pa jetë brenda dhomës së hotelit në Sarandë
Kryesore

E rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Plas keq me Juelës dhe Gretës: Kujdes me vrimat

Plas keq me Juelës dhe Gretës: Kujdes me vrimat

15/03/2026
Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

15/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al