Të paktën 3 qytetarë grekë janë ndaluar nga policia në Gjirokastër, pasi u janë gjetur sende të ndaluara. Mesditën e sotme do të bëhet varrimi i ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifas, që u vra në 28 tetor në përballje me forcat speciale RENEA. Pikërisht për këtë arsye janë marrë masa të shumta nga ana e policisë dhe në terren kanë zbritur edhe agjentë sekretë.
Në fshatin Bularat ka oficerë civilë. Pikërisht ata kanë ndaluar 3 grekë që kishin me vete, maska, bluza e flamuj me shkrime ekstremiste, siç edhe mund ti shikoni në pamjet e bëra publike nga FaxNews. Qytetarët grekë janë dërguar në Prokurori. Atyre u janë gjetur bluza të ndaluara më mbishkrime që ngjallin urrejtje, kapuç dhe sende të ndaluara. Madje ata kanë kundërshtuar dhe forcat e policisë.