Kadastra e Gjirokastrës është sërish pa drejtues. Argjiroja.net mëson se së fundi është shkarkuar edhe Klodian Bala, i emëruar në këtë detyrë në janar të këtij viti. Shkarkimi i tij është firmosur nga drejtoresha e Përgjithshme, Lorena Goxhobelli, me motivacionin për performancë të ulët përgjatë këtyre 4 muajve në detyrë. Për momentin është komanduar si drejtues një punonjës nga brenda institucionit deri në emërimin e drejtorit të ri. ©Argjiroja.net








