Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim një të ri, i cili akuzohet për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Ai është 23-vjeçari me inicialet Th.C, banues në Gjirokastër. Policia thotë se po punon për kapjen e tij. Ndërkohë gjatë ditës së sotme u arrestua 21-vjeçari B.M, pasi u kap në Kordhocë duke transportuar klandestinë.
©ArgjiroLajm.net