Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë për prokurorin e Gjirokastrës, Spartak Çoçoli i dyshuar si i përfshirë në një aferë korrupsioni dhe dy persona të tjerë. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka vendosur pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitje për prokurorin, ndërsa për dy të tjerët, Ervin Hysaj dhe Ernest Duro, ka dhënë masën e arrestit me burg. Të tre akuzohen për veprën penale të korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funkionarëve të tjerë të drejtësisë. Prokurori Çoçoli u shoqërua në polici 10 ditë më parë pas një hetimi ndaj tij për korrupsion.
Emri i prokurorit Spartak Çoçoli nuk është i panjohur për publikun. Prokurori akuzohej nga një qytetar në Gjirokastër se i kishte marrë 1 mijë euro për çështjen e vajzës 17-vjeçare të komunitetit rom e cila ishte rrëmbyer nga një 40-vjeçar, mirëpo titullari i organit të akuzës nuk e kishte lënë në burg autorin.
Njoftimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda
Prokuroria per Krime te Renda eshte duke kryer hetime ne lidhje me procedicmin penal nr 08/2019 per veprat penale te parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç. Ne kuader te ketij procedimi penal, ne daten 24.01.2019 Policia e Shtetit ka ekzekutuar vendimin nr.12 date 24.01.2019 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda per caktimin e masave te sigurimit personal te karakterit shtrengues “arrest ne burg” per shtetasit nen hetim Ervin Hysaj dhe Ernest Duro te dyshuar per vepren penale te “korrupsionit aktiv te gjyqtareve dhe prokuroreve kryer ne bashkepunim me njeri tjetrin” dhe Ernest Duro dhe per vepren penale “Deklarata te rreme perpara oficerit te policise gjyqesore” parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal
Kurse për të hetuarin Spartak Çoçoli, i dyshuar për veprën penale te “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve prokuroreve dhe funkionareve te tjere te drejtesise”, parashikuar nga neni 319/ç i K.Penal eshte nxjerre masa e sigurimit personal e karakterit shtrengues “detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore” dhe masa e sigurimit personal e karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te nje detyre a sherbimi publik” parashikuar nga nenet 234 dhe 242 te K.pr.P..