Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “burg pa afat” për të riun Erigers Mihasi.
Ai akuzohet se ka marrë pjesë në vjedhjen e banesës së prindërve të të ndjerit Elton Çiço, në qytetin e Tepelenës. Shtëpia e Elton Çiços u vodh në 2015 nga persona të armatosur
Elton Çiço mbeti i vrarë në vitin 2016 nga një atentat në ish-Bllok në Tiranë.
30-vjeçari Mihasi u arrestua dy ditë më parë në Tiranë, ndërsa ishin gjurmët e gishtërinjve të gjetur në një automjet tip Audi që u përdor për grabitjen, që çuan në identifikimin e tij.









