• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, turizmi i përshtatet pandemisë

13/09/2020
Gjirokastër, turizmi i përshtatet pandemisë

Në Qarkun e Gjirokastrës që përfshin edhe Përmetin dhe Tepelenën qeveritë vendore po përshtasin ofertën turistike me situatën e pandemisë së COVID 19. Krahas shtimit të itinerareve turistike po synohet plotësimi i informacionit turistik për sitet kulturore dhe arkeologjike. Sipas drejtuesve vendorë rënia e ndjeshme e turistëve të huaj është mbuluar pjesërisht këtë vit nga turistët vendas.

Një Manastir 400 vjeçar në Lunxhëri të Gjiroakstrës, që ruan vlera të rralla jo vetëm për besimtarët, por edhe për turistët, është destinacioni më ri për vizitorët vendas dhe të huaj. Pandemia e koronavirusit po i detyron qeveritë vendore dhe operatorët të kërkojnë site te reja dhe të pasurojnë ofertën turistike. Mimoza Duka, një banore e lindur në këtë zone, që tani përgatit gatime tradicionale, thotë se mbi Manastirin e Spilesë ka mjaft histori dhe ai ia vlen të vizitohet.

“Njerëzit vinin që nga përroi deri lart të gjithë zbathur ose me gjunjë. Pse e bënin këtë? Që të merrnin energjinë e tokës që është pozitive. Këtu vinin shumë banorë me gatimet e tyre të cilat unë i kam mësuar nga të parët dhe po i shërbej.”

Kryetarja e Qarkut të Gjirokastrës,i cili përfshin edhe Përmetin dhe Tepelenën, Lindita Rova thotë se tani përpjekjet janë për të shtuar itineraret turistike, por edhe për të zgjatur periudhën turistike duke e shtrirë në gjithë vitin.

“T`i mëshojmë më shumë aktiviteteve të cilat do të nxjerrin në pah doket, zakonet edhe kultin e të gjitha besimeve fetare në ndihmë të rritjes së numrit të turistëve dhe bërjes së Gjirokastrës 365 ditë të vizitueshme”.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi thotë se ky vit ka qenë mjaft i vështirë për prurjet e turistëve të huaj prej situatës së pandemisë së COVID 19. Por Qendra Historike e Gjirokastrës është mbështetur tek turistët vendas dhe nga hapësira shqiptare, thotë zoti Golemi.

“Më vjen mirë ta them se në këtë periudhë të vështirë Gjirokastra ka qenë destinacion për shumë shqiptarë. Fundjavën e kaluar Gjirokastra nuk kishte vend për hoteleri. Do vazhdojmë në bashkëpunim me qarkun të punojmë për Gjirokastrën turistike përgjatë gjithë vitit.”

Por destinacionet turistike kanë nevojë jo vetëm për informim dhe shenja treguese, por edhe plotësimin e tyre me shërbime turistike. Olsi Lafe një specialist i trashëgimisë dhe turizmit ka punuar në kuadër të një projekti të mbështetur me financime nga Bashkimi Europian për disa prej këtyre nenvojave për tre qendra te vizitueshme, Parkun e Antigonesë, Libohovën dhe Kishën e Labovës.

“Ne duam që vizitorët shqiptarë dhe të huaj të qëndrojnë më shumë në një destinacion. Vendosja e kësaj sinjalistike i shton vlerë destinacionit dhe e përmirëson interpretimin e tij”.

Zoti Lafe thotë se pasuritë natyrore dhe kulturore duhen harmonizuar me traditën e pasur folklorike dhe mikpritjen e zonave.

Mbyllja e kufijve prej pandemisë së koronavirusit e ka dëmtuar rëndë në këtë sezon sektorin turistik ne Shqipëri. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vizitorët e huaj kanë shpenzuar në total vetëm rreth 75 milionë dollarë,nga rreth 600 milionë dollarë që kishin shpenzuar një vit më parë./ Voa

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025
Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë
Kryesore

Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pas Dolces, Edi përfundon në krahët e Bias?

Pas Dolces, Edi përfundon në krahët e Bias?

17/12/2025
INTERVISTA/ “Partizanit nuk i thuhet JO, ja çfarë më tha Presidenti”, Kërnaja ka besim: Jemi për titull, asnjë skuadër më e fortë se ne (VIDEO)

INTERVISTA/ “Partizanit nuk i thuhet JO, ja çfarë më tha Presidenti”, Kërnaja ka besim: Jemi për titull, asnjë skuadër më e fortë se ne (VIDEO)

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al