Një vajzë nga Gjirokastra është kallëzuar në Prokurori. Policia thotë se shtetësja A.A, 19 vjeç, banuese në Gjirokastër, akuzohet për braktisje të fëmijës në moshë të mitur, pa dhënë moshën e këtij të fundit. Më tepër informacion për ngjarjen nuk jepet, ndërsa çështja po ndiqet nga organi i akuzës.
© ArgjiroLajm.net









